Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ende nuk janë vendosur masa ndaj Serbisë, pavarësisht vrasjes së policit kosovar në Banjskë të Zveçanit.
Në llogarinë e saj në platformën X (ish-Twitter), ajo ka theksuar se ish-nënkryetari i Listes Serbe, Milan Radoiçiq, mbetet i lirë në Serbi.
“Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, ShBA-ja, BE-ja, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo.