Tre persona janë arrestuar nga Antidroga e Policisë së Kosovës në aksionin e koduar si “Pritja”, që u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe Pejë.
Autoritetet kanë kapur një sasi të konsiderueshme të drogës, 25 kilogramë marihuanë që kap vlerën e 45 mijë eurove.
Derisa në rastin e dytë të koduar “Kristali”, është arrestuar një person.
Aty është kapur një kilogram kokainë me vlerë mbi 50 mijë euro.