Oficeri i FSK-së, Xhemi Mziu nga Morina e Skenderajt ka diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës në Fort Moore të Shteteve tê Bashkuara të Amerikës.
Sipas një njoftimi të FSK/së, edukimi për Kapiten të Karrierës, përgatit oficerë për lidership, komandant të ardhshëm të kompanive të përgaditur dhe trajnuar për detyrat në udhëheqje, trajnim të trupave e planifikim efikas për të qenë në gjendje për të udhëhequr kompaninë drejt realizimit të detyrave për të siguruar paqen ku do në botë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës, çdo ditë po ngrit kapacitetet njerëzore me standardet më të larta të shkollimit dhe edukimit në shkollat dhe akademitë më prestigjioze në botë, e gjith kjo po bëhet falë mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve tanë strategjik që në çdo fazë të zhvillimit dhe ngritjes tonë janë me ne.”, thuhet në njoftim.


