Cak i aksionit të Policisë që u zhvillua në Karaçevë të Epërme në Kamenicë, më 29 maj, ishin disa persona të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës. Dy prej tyre përfunduan në pranga të Policisë, por një i dyshuar tjetër me të kaluar kriminale arriti ta shijojë lirinë deri dje pasdite – kur edhe u kap, raporton Gazeta Sinjali.
Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan ka arritur që ta arrestojë të hënën të dyshuarin tjetër, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u kap është Sahit Kastrati, rreth 25-vjeçar.
Për këtë rast, Policia kishte arrestuar edhe dy të dyshuarit Kastriot Kastrati dhe Leon Kastrati.
Në ditën kur u zhvillua aksioni, në oborrin e një shtëpie të pabanuar në Karaçevë u kapën rreth 50 qese me substancë narkotike, të llojit marihuanë.