Një çift nga Gjakova kishte vjedhur nga një qendër tregtare një sasi të stolive të argjendit. Madje, ata as kamerat e sigurisë nuk i kishin ndaluar për të kryer veprën.
Për më shumë se një muaj, burri B.B. dhe gruaja Q.Q. ishin në arrati, derisa u kapën këtë të hënë. Burri u ndalua për një muaj, derisa gruaja po hetohet në procedurë të rregullt.
E dëmi që shkaktuan ishte goxha i lartë, pasi llogaritet të jetë rreth 4500 euro.
E për një rast të ngjashëm në Çifllak të Rahovecit policia arrestoi edhe një të ri i cili pasi u ndalua për 48 orë po hetohet në liri.