Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës kanë arritur që të parandalojnë një rast të kontrabandës me mallra në Leposaviq.
Përmes një kontrabande për media, Dogana njofton se automjeti i dyshimtë kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale dhe po transportonte mallra të kontrabanduara, kryesisht ushqimore.
“Pas një operacioni të koordinuar është ndaluar një automjet i dyshimtë në territorin e Kosovës, i cili kishte hyrë në vend përmes rrugëve ilegale. Automjeti në fjalë, në përputhje me dyshimet tona ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore.
Vlera e mallit të kapur është mbi 5,000.00 Euro, ky sukses është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të vazhdueshme të njësive Doganës dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe tregtinë e paligjshme”, thuhet në komunikatë.