Kapen mbi 13 mijë euro të padeklaruara nga Dogana në Bërnjak

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndaluar një automjet në Bërnjak, ku i janë gjetur mbi 13 mijë euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit, 25% e kësaj shume do të konfiskohet.

Në koordinim me prokurorinë, shuma e mbetur e parave do t’i nënshtrohet verifikimit të mëtejshëm rreth origjinës së tyre.