Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Fushë Kosovë, afër një pompe, që ka rezultuar me konfiskimin e disa kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e së paku një personi.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni janë kapur rreth 8 kg marihuanë, ndërsa personi i dyshuar është shtetas i Shqipërisë.
Sipas informatave të para, aksioni është zhvilluar në lokacione të caktuara, ku është gjetur dhe konfiskuar droga.
07 Press do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.