Opozita ka bllokuar seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë që në nisje të saj. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe u ulën në karriget e ministrave në Kuvend duke penguar nisjen e Parlamentit.
Ata e cilësuan këtë veprim si një shenjë proteste për përjashtimin e kolegëve të tyre por edhe për mosngritjen e komisioneve hetimore.
“Do vazhdojmë. Është fillimi i një rezistence që nuk do ndalet më. Kaq është”, dëgjohet të thotë Berisha.
Pas kaosit të krijuar nga opozita, Kuvendi njofton mbylljen e punimeve për ditën e sotme. Ndërkohë Berisha pasi ka bllokuar foltoren foli live nga FB, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës.
Pas vendimit të dhënë nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, seanca e sotme është mbyllur, ende pa nisur zyrtarisht.