Kanë nisur punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë nisur punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ndër të tjera, MKRS ka shkruar se stadiumi do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s dhe do të përmbush të gjitha kushtet për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.