Kandidimi i Përparim Ramës, Abdixhiku: Katër vite më parë e nisëm si të panjohur, sot kthehemi me vepra, me projekte dhe me duar të pastra

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga cermonia e rikandidimit të Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës.

Abdixhiku shkruan ‘një mbrëmje e paharruar në zemër të Gërmisë – me energjinë, entuziazmin dhe dashurinë që vetëm Prishtina di ta japë’.

Ai thotë se katër vite më parë e nisën si të panjohur dhe se sot kthehen me vepra, me projekte, me vizion, me zemër të hapur dhe me duar të pastra.

“Gërmia u mbush me qytetarë të çdo moshe, që dëshmuan se ndryshimi nuk është më shpresë – është realitet. Është përparimi që e shohim në projekte të mëdha infrastrukturore që nuk bllokohen dot; në shkolla me mësim tërëditor për fëmijët e Prishtinës – tani model për secilin qytet tjetër dhe në rajon; në planifikim urban me sheshe e shëtitore që i japin shpirtë dhe identiret Prishtinë: në transformim të sigurisë dhe shërbimeve”, shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë:

PRISHTINA QË DUAM

Një mbrëmje e paharruar në zemër të Gërmisë – me energjinë, entuziazmin dhe dashurinë që vetëm Prishtina di ta japë!Sonte, në një atmosferë të jashtëzakonshme, bashkë me Përparimin – mikun, urbanistin dhe kryetarin tonë të punës – shënuam nisjen e një rrugëtimi të ri për Prishtinën.

Shënuam ceremoninë e rikandidimit.Katër vite më parë e nisëm si të panjohur, sot kthehemi me vepra, me projekte, me vizion, me zemër të hapur dhe me duar të pastra.Gërmia u mbush me qytetarë të çdo moshe, që dëshmuan se ndryshimi nuk është më shpresë – është realitet. Është përparimi që e shohim në projekte të mëdha infrastrukturore që nuk bllokohen dot; në shkolla me mësim tërëditor për fëmijët e Prishtinës – tani model për secilin qytet tjetër dhe në rajon; në planifikim urban me sheshe e shëtitore që i japin shpirtë dhe identiret Prishtinë: në transformim të sigurisë dhe shërbimeve.Faleminderit të gjithëve që ishit me ne – për përkrahjen, për besimin, për Prishtinën! Le të fitojmë!