Është raportuar se kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku ka rrahur kreun LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehanin.
Burime të Kanal 10, thonë se aktivistë të LVV-së ishin duke pirë kafe në “kafenenë Soma” në këtë qytet, kur Lushtaku iu drejtua Mehanit me pyetjen se:“ Ku guxon të merresh me mua” dhe e ka grushtuar deri në gjakosje.
Burime të njëjta bëjnë të ditur se Mehani ndodhet në spital duke marrë tretman mjeksor.
Po ashtu mësohet se Lushtaku kur goditi Mehanin ishte edhe me persona të tjerë.
Se goditja ka ndodhur e ka konfirmuar për Kanal10 edhe Hysni Mehani.
