Bartësi i listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, Shaip Kamberi, është deklaruar sot pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Kamberi tha se lista e tij ka pasur rastin t’i paraqesë presidentit Vuçiq të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për shqiptarët, ndër të tjera zbatimin e planit shtatëpikësh dhe se do të shihet nëse qeveria e re do të jetë e gatshme ta zbatojë atë, raporton Tanjug.
Kamberi u tha gazetarëve pas bisedës me presidentin Vuçiq në kuadër të konsultimit për mandatin se nuk është opsion që ata të jenë pjesë e Qeverisë së Serbisë, por qëllimi i tyre është që të fillojnë zbatimin e procesit politik të përcaktuar me atë plan.