Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaqip Kamberi ka thënë se ka ardhur koha që Perëndimi të marrë masa serioze ndaj Serbisë.
Duke folur për ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të Kosovës, Kamberi për Telegrafin ka thënë se Serbia po përdor pakicën e vet në Kosovë, Bosnjë e Mal të Zi për destabilizim.
“Nuk përjashtohet mundësia, sidomos nëse Bashkësia Ndërkombëtare do të vazhdojë me tolerancën e tepruar ndaj aspiratave serbe në veri të Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi. Sepse Serbia dëshiron të bëhet hegjom i Ballkanit, dhe ajo po përdor pakicën e vet në shtetet e sipërpërmendura për destabilizim. Prandaj është koha që Perëndimi të ndërmarrë masa serioze ndaj Serbisë.” – ka thënë Kamberi.
“Bashkësia Ndërkombëtare duhet përfundimisht ta ndryshojë qasjen ndaj shtetit serb, sepse ajo tashmë duke ndihmuar e financuar këtë aksion po merr epitetin e shtetit sponsor të terrorizmit”.
Kamberi gjithashtu ka folur edhe për kryeterroristin, Milan Radojiçiqi, i cili ka marrë pjesë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ka thënë se Beogradi vështirë që do të bashkëpunoj me institucionet e Kosovës.
“Vështirë, së pari Beogradi zyrtar e konsideron Radoiciqin luftëtar të lirisë, ndërsa terroristët e vrarë martir. Presioni i Serbisë djathiste, e cila është shumicë mjerisht do të ishte me Vuciqin, ndërsa në rrethana kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare, ajo do t’i sillte humbje votues presdidentit serb dhe partisë së tij.” – ka thënë ai.