Gratë kosovare përpos dhunës psikike e fizike që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, shpesh marrin edhe kërcënime serioze nga ta. Si rrjedhojë çdo ditë e më shumë raportohen raste të dhunës në familje.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje rreth orës 17:00 në fshatin Gramaçel të komunës së Deçanit, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me vdekje bashkëshorten e tij.
https://permbledhja.com/policia-shpalos-detaje-te-reja-rreth-vrasjes-ne-skenderaj/
Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar 25-vjeçarja e cila ka deklaruar se kishte pasur mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj gjatë kohës që po e dërgonte te babai me ç’rast e kishte goditur.
Posa kanë arritur në shtëpinë e familjes së gruas, 31-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar me vdekje bashkëshorten e tij duke iu drejtuar me fjalët ‘kam me ta jep plumbin në ball’.
Kjo ka ngjallur frikë të madhe te 25-vjeçarja e cila ka vendosur që rastin ta denoncojë në Polici, ku ka bërë të ditur se tash e një kohë të gjatë ka presion dhe dhunë psikike nga bashkëshorti i saj.
Njësitet policore kanë arrestuar 31-vjeçarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
https://permbledhja.com/me-varke-drejt-anglise-shpetohen-48-emigrante-shumica-ishin-shqiptare/