Kajtazi thotë se prishja e raporteve Kosovë-Amerikë është agjendë ruse

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i analizojë hapat që po ndërmerr në raport me shtetet perëndimore.

Ai ka theksuar se Kosova ende nuk është shtet i konsoliduar dhe se pa ShBA-në nuk do të arrinte të kishe as njohjet ndërkombëtare.

“Duhet parë nëse po na largojnë me Amerikën dhe NATO-n. Ambasadori amerikan po thotë se po na largojnë. Nëse na largojnë atëherë kam dyshime se prishja e raporteve me ShBA është agjendë ruse”, ka thënë Kajtazi, njofton KlanKosova.tv.

“Është investuar në vazhdimësi nga armiqtë e shtetit tonë që Kosova t’i ketë këto raporte dhe ne kemi mbërri në këtë pikë tash. Nuk jemi të pavarur as sa i përket valutës”.