Analisti politik, Vehbi Kajtazi në Rubikon te Klan Kosovës, ka folur lidhur me ndikimin e konflikteve ndërkombëtare në Kosovë.
Kajtazi potencoi se largimi i Kosovës me NATO-n e sjell Kosovën në një situatë rreziku, në kuptimin jo të luftës por të konflikteve të brendshme.
“Fatmirësisht ne ndajmë sovranitet me NATO-n dhe NATO ka përgjegjësi për siguri dhe mbrojtje të Kosovës. Fati i keq është se Kosova është largu me NATO-n. Ne do të duhej të kishim investim më shumë se gjithçka tjetër për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Serbia është më e avancume në raport me NATO-n sesa në. Këtë po e thonë edhe amerikanët”, tha Kajtazi.
Kajtazi poashtu ka komentuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
Sipas tij, bota është më e shqetësuar për kundërsulmet që mund t’i bëj Izraeli sesa për sulmet e Iranit.
“Izraeli hakmarrjen e ka të fuqishme. Gjithmonë është hakmarrë. Irani si shtet e konsideroj si Rusinë në Evropë, Irani në Lindje”, tha Kajtazi.