Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një lajm të keq në Hagë.
Avokatët kryesorë të tij kanë paralajmëruar largimin nga ekipi mbrojtës, shkaku i mospërmbushjes së obligimeve financiare ndaj tyre.
Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi ka thënë se nëse shteti kufizon pagat e avokatëve dhe si pasojë të akuzuarit në Hagë nuk marrin mbrojtjen e duhur, shteti është bërë palë në anën e Prokurorisë.
“Largimi i avokateve te Thaçit eshte alarm se ky shtet nuk do lirine e tij, por burgun per te”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton lajmi.net.