Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të shtunën, në rajonin e Pejës, që rezultoi me arrestimin e një të mituri që dyshohet për veprën penale “Përgatitja e veprave penale terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, në bazë të informacioneve të para, i dyshuari kishte planifikuar një sulm për t’i vrarë nxënësit e klasës së tij.
Rasti tashmë po hetohet nga Prokuroria Speciale, ndërkohë që në raportin e Policisë nuk janë dhënë detaje të tjera.
“Pejë/07.10.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.