Kafexhiu jep ekskluziven bombastike: Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit është dënuar për vjedhje votash

Opozitari i rryer i regjimit të Smajl Latifit, Defrim Kafexhiu ka dhënë një ekskluzive të papritur.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka thënë se atij i është konfirmuar vendimi i Gjykatës Themelore për dënimin e Arbër Zenunit.

Zenuni, aktualisht kryesues i Kuvendit Komunal raportohet të jetë dënuar për vjedhje votash, ripërsërisim: vjedhje votash!

Më poshtë keni edhe videon e plotë të Kafexhiut, ndërsa kujtojmë faktin se ky nuk është i vetmi pushtetar nga radhët e AAK-së i dënuar. Drejtori i Arsimit poashtu, Avni Morina, ditë më parë u dënua me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por që deri më tani s’është që i ka bërë shumë përshtypje për të ndërmarrë ndonjë hap moral.