“Ka vdekë njeri”, dalin pamjet dramatike pas vrasjes së rëndë në Skenderaj

Një person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Runikë të Skënderajt, pas mesnatës.

Në media janë publikuar pamje nga skena e krimit, ku dëgjohen disa gra duke qarë e bërtitur.

Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes,  dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri  kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.