Juristja shqiptare: Pjesë e madhe e hoxhallarëve komentojnë gjëra që s’iu takojnë pasi ndihen komod nga fama

Juristja Migena Balla është shprehur se një pjesë e madhe e hoxhallarëve vuajnë nga deliri i madhështisë.

Komentet Balla i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se ata komentojnë edhe gjëra që nuk i takojnë, pasi ndihen komod nga pozita dhe fama që kanë.

Balla tha se njerëzit nuk duhet t’i shohin këta hoxhallarë si idhuj dhe kur ata e kanë gabim, duhet ta pranojnë se ai gaboi.

“Ne si myslimanë e kemi totalisht të ndaluar të gjykojmë një person nga besimi i tij. Shumica e hoxhallarëve fillojnë e vuajnë nga deliri i madhështisë. Unë kam shkruar shpesh, e kam më shumë me komunitetin që fillon dhe i adhuron ata, sesa me vetë hoxhallarët. Ata të bëjnë çfarë të duan.

Unë dua të sensibilizoj të gjithë njerëzit që ndjekin imamët se ne jemi njerëz dhe të gjithë bëjmë gabime. Kur një imam gabon, ne duhet thjeshtë të pranojmë që ka gabuar. Nuk do të thotë që janë njerëz të këqinj.

Po të futesh në internet, shikon video që imamët futen të komentojnë në gjëra që nuk i takojnë. Por pozita e tyre si imam, kjo fama që i kanë mveshur, i bën ata komod të komentojnë lloj lloj gjërash. Kemi një imam që fyeu një nga futbollistët e Kombëtares që kishte një fe tjetër dhe më pas kërkoi falje”, tha Balla.