Juristja e medias: Kam informata shqetësuese për ato që pritet të ndodhin në bordin e RTK-së

Juristja e medias, Flutura Kusari ka bërë të ditur se ka monitoruar bordin e RTK pas një kohe, duke shtuar se këtë e ka bërë pas informatave teje shqetësuese për zhvillime që priten të ndodhin këtë fillimvit.

Kusari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë e ka vertetuar pjesërisht me pjesëmarrjen sonte, duke thënë se do të ketë zhvillime shqetësuese.

Ndër të tjera ka shtuar se të gjithë të interesuarit do t’i mbajë të informuar.

Postimi i plotë:

Iu ktheva monitorimit të bordit të RTK-së pas një kohe, sidomos pas informatave tejet shqetësuese për zhvillime që priten të ndodhin këtë fillimvit.

Pjesërisht e vërtetova me pjesëmarrjen sonte që do të ketë zhvillime shqetësuese.

Të gjithë të interesuarit do t’i mbaj të informuar, si gjithmonë, mesq sa kam mundësi kohore për monitorim. Mirëpo, sonte më boni përshtypje qasja negative.

Në filim të mandatit të këtij bordi, atmosfera në mbledhje ka qenë pozitive dhe bashkëpunuese.

Tash atmosfera qenka kthy në atmosferë shumë armiqësore.

Shpresoj që kjo atmosferë ka mbizotëru vetëm sonte dhe që ishte rastësi.

Në takim sonte u diskutu, ndër të tjera, buxheti.

Çdo person duhet me e pa se në çfarë krize financiare është RTK-ja për shkak se qeveria e ka dhënë buxhetin më të vogël në dhjetët vitet e fundit (viti i tretë që ndodhë kjo).