Joseph takohet me Escobarin në një “drekë lamtumire”, ja çfarë tha ai

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Joseph shkroi se pati një “drekë lamtumire” me Escobarin.

“Largimi i tij, së bashku me Miroslav Lajcak, lë një boshllëk të rëndësishëm në Ballkan në një kohë të pasigurt”, shkroi Joseph.