Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph ka komentuar bisedën e fundit në mes të presidentes Vjosa Osmani me Ndihmës Sekretarit amerikan James O’Brien.
Joseph ka theksuar se pas kësaj bisedë është momenti që presidentja Osmani të bëjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
“Në bisedën e tyre, O’Brien dhe Osmani dërguan secili një sinjal të fortë për rreshtimin SHBA-Kosovë në çështjet kyçe. Në një moment të rëndësishëm të marrëdhënies së tyre, është koha të vendoset në tryezë një vizitë në Zyrën Ovale për Presidenten Osmani”, ka shkruar ai në “X”.
Presidentja Osmani ka bërë të ditur se me zyrtarin e lartë amerikan kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.