“…jeta ndarje ka”, Ilir Daja lë Ballkanin

Tashmë është zyrtare. Pas spekulimeve të javëve të fundit, është konfirmuar edhe përfundimisht ndarja mes Ballkanit e Ilir Dajës.

Gijthnjë sipas komunikatës së portokallinjve, Daja ka kërkuar me ngulm largimin duke konsideruar që s’ka çfarë t’i ofrojë më shumë kampionit aktual.

Gjithsesi, klubi falënderoi Dajën për kontributin e jashtëzakonshën, me ç’rast në futbollin e pasluftës, barazoi rekordin e Besës duke e shpallur Ballkanin tri herë radhazi fitues të titullit.

Më poshtë edhe komunikata:

Faleminderit Ilir Daja!

Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.

Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.

FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.

Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.

Faleminderit kampion!
#FCBallkani
#IlirDaja