Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca Franceze, ku thuhet se Presidenti Emmanuel Macron ka pranuar ditën e sotme dorëheqjen e kryeministres Borne.
Borne ishte emëruar në postin e kryeministres në maj të 2022-shit pas rizgjedhjes së Macron për një mandat të dytë. Ajo ishte Kryeministrja e dytë femër e Francës.
Ndër ata që citohen si kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar Borne janë ministri 34-vjeçar i Arsimit, Gabriel Attal si dhe ministri i Mbrojtjes 37-vjeçar Sebastien Lecornu.