Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat të ashpër së fundmi me njëri-tjetrin.
Aktori i tha Eglës që tashmë ka vënë mend dhe nuk komunikon me ulërima, duke bërë që kjo e fundit të shpërthejë keq ndaj tij.
Nga ana tjetër, konkurrenti tregoi se i kishte thënë aktores që të ndryshojë, por ajo nuk ka pranuar.
Pjesë nga biseda e tyre:
Egla: Ku e keni mësuar që të komunikoni me ulërima. Unë nuk jam vërë mend. Çfarë do të thuash me ke vërë mend? I trasformon gjërat, je i ulët.
Juli: Po pse ofendon?
Egla: Vazhdo e merru me Romeon se s’jë për mua lali.
Juli: Me kë të merrem, me ty?.
Egla: Me mua s’merresh dot.
Juli: Me ty nuk merrem se je skualifikuar.
Egla: Të kam qëndruar dhe larg dhe afër.
Juli: Nuk është faji im që ri je në këtë gjendje.
Egla: Të kam qëndruar dhe shumë afër.
Juli: Nuk kam se çfarë të të bëj.
Egla: Mirë zemër tani çohu dhe ik.
Juli: Të thash hajde të ndryshojmë, ti më thua unë nuk ndryshoj.
Egla: Nuk e thashë këtë. A e din si je ti? Je si këta politikanët e shkretë që ndryshojnë kështu.
Juli: Sapo ma ndryshove ti.
Egla: Je kaq i varfër dhe nuk do të bësh ndonjëherë hajr në atë që ke në mend po vazhdove kështu. Ishte një shans i artë për ty të tregosh veten. Unë jam e sigurtë që ti do të mbërrije lart, po ti s’je njeri, je i vogël.
Juli: Ke probleme, skam çfarë të të bëj. /Telegrafi/