Japonia nga 25 marsi i heq vizat për kosovarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare

Shteti i Japonisë nga 25 marsi do t’i heq vizat për kosovarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare”, ka njoftuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të merkurën.

Këtë njoftim ai e dha pasi mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë, me rastin e ditëlindjes së perandorit.

Pos tjerash ai përmendi edhe çështjen e pasaportave diplomatike, ku poseduesit e tyre pas 25 marsi mund të udhëtojnë lirshëm në Japoni, pa viza.

“I shprehim mirënjohjen e sinqertë Qeverisë japoneze për vendimin e saj për të hequr kërkesat për viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, duke filluar nga 25 marsi – një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka thënë Kurti ndër tjerash, fjalën të cilën e ka transmetuar zyra e kryeministrit.