Spikerja e CNN, në emisionin e mëngjesit, Sara Sidner në fund të programit të cilin ajo e drejton, ka bërë një njoftim lidhur me jetën e saj.
51-vjeçarja bëri të ditur për teleshikuesit se është diagnostifikuar me kancer në gji dhe është në fazën e tretë të tij.
Sidner qysh në fillim të mesazhit të saj, kërkoi nga shikuesit që të mendonin 8 gra që ata njohin apo duan në jetën e tyre.
Ajo gjithashtu theksoi se tani është në muajin e dytë të kemio terapisë.
“Dua t’ju pyesja juve për një favor. Merrni një sekond dhe mendoni 8 gra që i doni në jetën tuaj. Sipas statistikave, një nga to do të ketë ose ka kancer në gji. Unë jam ajo në atë grupin e 8 grave. Unë kurrë nuk kam qenë e sëmurë në jetën time, nuk pi alkool, nuk pi duhan, me kancer në gji nuk ka qenë askush në familjen time, por ja ku jam, jam në fazën e tretë. Jam në muajin e dytë të kemio-terapisë”, tha Sara Sidner.
“Pavarësisht çka kam kaluar, unë jam sërish në dashuri me jetën”, thotë ajo e përlotur.“Por çdo ditë që marrë frymë unë muj të festoj që jam sërish me ju, familjen time, kolegët dhe kjo më mjafton”, shtoi tutje ajo.