KF Rahoveci ka përmbysur Vëllaznimin në katër minutat e fundit të ndeshjes.
Një skuadër me karakter lufton deri në fund dhe kështu ndodhi edhe sot.
Bardhekaltërit e Alirifës nuk u dorëzuan deri në fund, kur fillimisht në të 89-tën barazuan shifrat, para se pesë minuta më vonë ta fitojnë komplet ndeshjen.
Hap i mundimshëm ky, por tejet i madh i skuadrës nga “Jahja Danuza”.