Një kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka mbajtur për katër orë të mbyllur në veturë një grua të Shqipërisë.
Sipas policisë, gruaja ishte futur dhunshëm në veturë.
I dyshuari pas intervistimit është lriuar, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA:Istog, 09.08.2023 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti dhunshëm e kishte futur në veturën e tij viktimën femër shtetase të Shqipërisë. Pasi e kishte mbajtur viktimën në veturë për rreth 4 orë, të njëjtën e kishte liruar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar rasti vazhdon në procedurë të rregullt.