Ismaili: I shkreti Kurti, i obsesionuar pas Hashimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në takimin e nivelit të lartë në Bruksel ka përmendur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçit.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili.

Me anë të një statusi, Ismaili ka thënë se kryeministri Kurti është i obesionuar me ish-presidentin Thaçi.

“I obsesionuar me Hashimin, i shkreti!

Sepse është i pakënaqur me veten. E ka kuptuar që është dështak. Dhe ka një korrelacion këtu: sa më i pakënaqur me veten, aq më i obsesionuar me Hashimin, sa më i obsesionuar me Hashimin, aq më i pakënaqur me veten.

Hashimi në dhomë ka qenë, në tavolinë ka qenë, kudo e ka përfytyruar. Kur e ka shikuar Lajçakun, Albinit iu ka kujtuar sesi Hashimi atë as nuk e pranonte në takime më. Kur e ka shikuar Borrellin iu ka kujtur Grenelli”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se për fatin e keq të Kosovës nuk ishte në dhomë ish-presidenti dhe ish-kryeministri që tani gjendet në Hagë.

“Albini, ndryshe nga Hashimi, është i paaftë me nxjerrë ndonjë dobi për Kosovën dhe me nxjerrë Serbinë kokëulur nga dhoma.

Për t’u vetkompenzuar, me fitoren e Pirros nën sqetull del para kamerave, dhe mikrofonin ia kalon ndërdijes, the deklaron: Nuk ishte Hashimi në dhomë.

Eh, po për fatin tënd të zi dhe fatin tonë katran, Hashimi nuk ishte aty”, ka shkruar ajo.