Ish zv.ministri i brendshëm thirrje 3 policëve kosovarë: Mos kaloni përmes Serbisë se mund të ekstradoheni në Rusi
Ish zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë sot se fletarrestet të Rusisë për tre zyrtarët policorë, nuk duhet neglizhuar sado që dihet nga kush vjen dhe cila është arsyeja.
Hoxha në emisionin Frontal në T7 ka thënë se policët Kosovarë mund të ndalohen në secilin shtet dhe varet prej atij shteti nëse do të bashkëpunojë me Rusinë për ekstradim apo jo.
Ai në këtë rast përmendi Serbinë dhe tha se është rrezik për policët kosovarë nëse duan që përmes këtij shteti të udhëtojnë në ndonjë vend të Evropës.
Hoxha që është edhe avokat tha se policia serbe mund t’i arrestojë dhe të njëjtit t’i ekstradojë në Rusi.
Prandaj kërkojë nga policët e Kosovës që të kenë kujdes se në cilin vend lëvizin.