Shpend Lleshi ishte vetëm 19 vjeç kur iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pos kësaj ai ishte dëshmitar i vdekjes së disa bashkëluftëtarëve të tij.
Lleshi në 25 vjetorin e betejës së Junikut, ka zgjedhur që ta përshkruaj me momentet prekëse, kur forcat serbe që ishin të shumta në numër atë ditë, ia vranë shokët e tij të luftës Bedri Shalën, Bekim Berishën (Abeja), Përmet Vulën e Elton Zherkën.
Ai thotë se në betejën e Junikut, serbëve u kishin ardhur në ndihmë edhe mercenarët rus e rumun. Kjo ishte dita më kritike për disa prej të rinjve kosovarë që i ishin bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës.
“Forcat serbe prej mëngjesit të 10 Gushtit 1998 na kanë granatuar e po ashtu na kanë gjuajtur me çdo lloj arme që kishin, deri kur filloj edhe këmbësoria speciale serbe së bashku me mercenarë rus e rumun, të na sulmojnë”
“U plagos për vdekje Bedri Shala, Bekim Berisha-Abeja u plagos në krahun e majtë ku dora e tij ishte gati 99% e këputur. Abejen e tërhoqëm nga vija e zjarrtë në një zonë mbrapa një kulle dhe ai pas 15 minutave kishte ndërruar jetë Përmet Vula u plagos në stomak nga plumbi kundërajror, edhe Përmetin e larguam nga vija e parë e frontit në një “pjesë më të sigurt”. Elton Zherka u plagos nga predha e tankut në krahun e djathtë , ndoshta as 3 metra larg meje”