Ish-sulmuesi i Dukagjinit, Iljasa Zulfiu shënon gol të bukur në Kazakistan

Ish-sulmuesi i Dukagjinit të Klinës, Iljasa Zulfiu, e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Kazakistanit.

Zulfiu që luan te Zhenis u inkuadrua në minutën e 82-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë.

Ky gol i Zulfiut nuk i ka mjaftuar Zhenisit që ta shmangë disfatën në shtëpi nga Yelimay Semey, pasi humbën me rezultat 2-1.

Te vendësit deri në minutën e 82-të luajti edhe sulmuesi Arb Manaj, që është në huazim nga Drita.

Zhenisi zë vendin e 11-të me shtatë pikë./Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by QAZAQSTAN FOOTBALL LEAGUE (@pflkaz)