Ish-kryekomandanti i ushtrisë serbe, opozitari serb, Zdravko Ponos, ka shkruar lidhur me shqetësimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën dhe për telefonatën që presidenti serb, Aleksander Vucic, ka marrë nga numri dy i SHBA-së, Antony Blinken.
Ponos ka thënë se Vuçiq ka detyruar burrshtetas të rëndësishëm nga bota që ta thërrasin në telefon, duke vendosur ushtrinë në kufi me Kosovën.
Ai ka shkruar se rezultati tashmë është se NATO po vendos trupa shtesë dhe e ka quajtur “kalkulimin” e Vuçiqit si “llograitje diletante”.
“Një burrë vendosi të detyrojë njerëz të rëndësishëm nga bota që ta therrasin në telefon pas zbavitjes, duke vendosur ushtri drejt Kosovës. Pastaj Blinken iu përgjigj atij. NATO po vendos forca shtesë në Kosovë. Dhe ja ku jemi në faqet e para të gazetave. Cfarë llogaritje diletante“, ka shkruar Ponosh.
Odlučio čovek da gomilanjem vojske prema KiM natera važne iz sveta da mu se nakon brljotine ipak jave na telefon.
I onda mu se Blinken javi. Baš mu se javi.
NATO angažuje dodatne snage na Kosovu. Eto nas na naslovnicama.Kakva diletantska računica.
— Здравко Понош (@ZdravkoPonos) September 30, 2023