“Nuk do të komentoj për dërgesat specifike të armëve, por në përgjithësi do të thoja se mendoj se duhet të bëjmë një përpjekje shtesë për të integruar të gjitha vendet e Ballkanit në strukturat euroatlantike”, kështua tha ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen për Zërin e Amerikës.
Ai e ka bërë këtë deklaraë i pyetur lidhje në kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 raketave të tipit “Javelin” nga SHBA dhe nëse ky është një sinjal për Beogradin.
“Në veçanti, Bashkimi Evropian ka obligim që të përpiqet të integrojë Serbinë, si dhe Kosovën, në Bashkimin Evropian. Në të kaluarën, ne kemi parë se kjo është baza për paqe dhe stabilitet më të qëndrueshëm në kontinentin evropian”, tha Rasmussen për Zërin e Amerikës.
Vendimi i Amerikës për furnizimin e Kosovës me armatim ushtarak shkaktoi reagime, por edhe kritika ndërkombëtare dhe vendore.