Ish-ministri Mehaj: Nënat e dëshmorëve e martirëve, zemra e lirisë dhe heroizmit

Ish-ministri Mehaj ka kujtuar rëndësinë e gruas, në veçanti ato nënat e martirëve e dëshmorëve.

Përmes një postimi në “Facebook” ai përcolli urimet e tij, me ç’rast shtoi se ato me përkushtimin e tyre e bëjnë botën më të bukur.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Nëna, Zemra e Lirisë dhe Heroizmit🙏💯!

Në këtë 8 Mars, me respekt dhe mirënjohje të thellë, urojmë të gjitha gratë, veçanërisht nënat e dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë. Ju, me dashurinë dhe sakrificën tuaj, keni rritur bijtë dhe bijat që dhanë gjithçka për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar. Dhimbja juaj u shndërrua në forcë, e lotët në bekim për të ardhmen tonë.

Urime 8 Marsi për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat që me përkushtimin e tyre e bëjnë botën më të bukur dhe më të fortë! Qoftë kjo ditë një kujtesë e vlerës suaj të pazëvendësueshme!