Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, është deklaruar lidhur me mbarëvajtjen e dialogut mes dy palëve.
Ajo tha se Bashkimi Evropian duhet ta shpallë të vdekur dialogun.
Sipas Tahirit, kryeministri Kurti e ka dështuar Kosovë duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.
“Dialogu i Brukselit është i dështuar, i vdekur tashmë. Vet fakti se nuk ka zbatim të marrëveshjes zbatuese të Ohrit edhe pas një viti, duhet të shpallet zyrtarisht nga BE-ja se dialogu ka vdekur.
Po ashtu Kurti e dështoi Kosovën në këtë dialog, sepse nuk arriti marrëveshje me njohje reciproke mes dy shteteve, përkundër faktit se kishte përkrahje të fuqishme amerikane për njohje reciproke, te shprehur në letrën e Presidentit Biden”, theksoi Tahiri.
“Në këtë kuadër duhet të kemi parasysh se BE-ja ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme, që do të sjellë ndryshimin e aktorëve, do jenë të emëruar tjerë në funksionet e BE-së. Prandaj duhet të ndodh një prerje e kësaj faze që po shkon, ndërsa BE-ja duhet hapur ta pranoj se ka dështuar dhe të kërkoj që Amerika ta ndërmjetësoj dialogun e Brukselit”, u shpreh ajo.