Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të bisedës mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ramadani ka thënë se ‘raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare.
Po ashtu ai i ka kërkuar Kusari-Lilës që të japë dorëheqje dhe të rrëfehet për të gjitha detajet.
“…Madje, duke i “raportuar” që sapo i përfundoi takimet në Kuvend dhe, pasi që u lirua (nga obligimet) po shkon në shtëpi. Pra, në pak sekonda që dëgjohet telefonata, ajo më shumë ishte Raportim për axhendën ditore të Mimozës! Mimoza, dorëhiqu sot dhe rrëfeu për të gjitha detajet me saktësi. Hapja rrugën Prokurorisë të bëjë punën pa presionin e pushtetit”, shkroi Ramadani mes tjerash në Facebook.