Shumë burra, një mysafir special dhe një mungesë e madhe. Ish-Grupi i Unitetit zbarkoi përsëri në hapësirën e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë. Për të dytën herë në pak javë. Mysafiri i veçantë ishte Kai Suaner, ish-këshilltar i presidentit Ahtisarit, kryenegociatorit në procesin e Vjenës. Në takimin e dytë nuk ishte Veton Surroi, që nuk dihet arsyeja e kësaj mungesa të madhe.
Pse-ja publike e të dy takimeve ishte përkujtimi i procesit negociator në Vjenë, që rezultoi mëpastaj me Pakon e Ahtisaarit, mbi të cilën Kosova shpalli pavarësinë e saj.
Shumica nga të ftuarit janë politikisht jo aktiv, ose në margjina të politikës kosovarë. Megjithatë, ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ka zgjedhur që të martën e 5 korrikut ta kalojë në shoqërinë e tyre.
“Ne diskutuam për punën punën tonë kolektive në 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, shkroi në Twitter ambasadori amerikan, duke iu referuar pavarësisë së Kosovë.
Delighted to host a lunch today for Ambassador Kai Sauer, Under-Secretary of State – Foreign & Security Policy @Ulkoministerio #Finland 🇫🇮 and members of Kosovo’s 'Unity Team.' We discussed our collective work in 2006-07 & our commitment to Kosovo’s continued success. pic.twitter.com/Ffo4nv1nJq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 5, 2022
E njëjta arsye ishte dhënë edhe në takimin e majit të këtij viti. Në postimin e tij në Tëitter, ambasadori amerikan theksonte se e kujtuan të kaluarën, duke u fokusuar tek dëshira e përbashkët që Kosova të jetë pjesë e mekanizmave evropian e euroatlantik.
“Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”, shkroi Hovenier.
Të pranishmit në këtë takim, duket të jenë ngazëllyer nga ftesa e sërishme e ambasadorit amerikan. Disa prej tyre treguan se e takuan ambasadorin një ditë pas Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Kush ishin të ftuarit?
Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, e dikur ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ishte njëri nga personalitetet që takoi ambasadorin Hovenier. Në fakt, Hoxhaj është politikani më i rëndësishëm nga Grupi i moçëm i Unitetit.
Natyrisht, nëse të qënit deputet konsiderohet post i rëndësishëm.
Matje për këtë, ai shkroi një status në Facebook, duke treguar edhe çfarë biseduan.
“Mirënjohës përgjithmonë dy miqve tanë për rolin historik në këtë kohë, kur Kosova kishte më së shumti nevojë për përkrahje ndërkombëtare! Sot shkëmbyem kujtimet tona nga puna e përbashkët deri këtu, duke e njohur çdoherë miqësinë e pazëvendësueshme që Kosova ka me ShBA-në dhe BE-në”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
Shumica e atyre që ishin pjesë në këtë takim janë politikanë jo aktiv ose politikanë me pak fuqi politike. Krahas Hoxhajt, ishte edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, politikisht i pensionuar që një kohë të gjatë.
Pjesë e takimit ishte edhe ish-kryeminsitri i Kosovës, Agim Çeku, që në politikë ka kohë që nuk ka ndonjë ndikim. Krejt për çka mbahet mend viteve të fundit Çeku është degradimi i tij në aspektin e politikës. Nga kryeministër në ministër e zëvendësministër. E në fund, në bankën e të akuzuarit për keqpërdorim me listat e veteranëve, më saktësisht “fryerjen” e numrit të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Një humbës tjetër isht aty: Lutfi Haziri, i cili nuk është më pas kryetar i Gjilanit, e as figurë qëndrore e LDK-së së udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.
Edhe i përhershmi këshilltar ishte pjesë e takimit me ambasadorin. Është fjala për Blerim Shalën.
Ardian Gjini, që tash drejton komunën e Gjakovës, është emri tjetër që ishte në takim.
Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysaj, që tash s’dihet çfarë punon, shkoi në takim, pasi i njëjti u ftua nga ambasadori amerikan.
Ndërsa mysafiri special ishte Kai Suaner, ish-këshilltar i presidentit Ahtisarit, kryenegociatorit në procesin e Vjenës. Në takimin e dytë nuk ishte Veton Surroi, që nuk dihet arsyeja e kësaj mungesa të madhe.
Natyrisht, nuk mund të mos përmendet fakti që në foton e përbashkët të ish-Grupit të Unitetit mungon shkëlqësia e tij, Veton Surroi. Ai ishte parë i buzëqeshur në takimin e parë të ish-Grupit të Unitetit, që u mbajt më 31 maj të vitit 2022.
Kujtojmë që së fundmi Surroi kishte përkrahur nismën e Ballkanit të Hapur, që po kundërshtohet ashpër nga presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.