Pas kidnapimit të tre policëve nga forcat serbe, Qeveria e Kosovës me 14 qershor mori vendim për ndalimin e importit të mallrave me origjinë nga Serbia.
Në fund të muajit qershor, si pasojë e mosshtensionimit të situatës në veri, Bashkimi Evropian vendosi disa sanksione ndaj Kosovës, sanksione të cilat tha se janë të përkohshme.
Por, me 10 korrik Bashkimi Evropian dhe Kosova arritën një marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri e cilësuar si “Marrëveshja e Bratisllavës” por e njëjta nuk solli heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaruar se heqja e ndalesës së mallrave serbe po kërkohet në këmbim të shfuqizimit të masave nga BE-ja.
Ish-deputeti i VV-së, aktualisht i pavarur, Fatmir Humolli, duke folur në lidhje me këtë çështje tha për “Gazeta Blic” tha se kompromisi i mundshëm i Qeverisë nuk është befasi.
Humolli tha se veprimet e qeverisë aktuale janë identike me ato të qeverive të kaluara.
“Veprimet e qeverisë janë identike me veprimet e qeverive të kalume që nuk e respektojne popullin tonë por i mbivleresojne shtetet e tjera të botës. Kështu që kopromisi i mundshëm i qeverisë pa dinjitet nuk është befasi, por tërheqja nga e drejta e jonë e fuqizon dhe e trimëron shofenizmin serb dhe aleatet e Serbisë në Evrovë që i kanë ndihmu Serbisë historikisht të bejnë krime kunder shqiptareve. Vendosmëria e Kosovës në të drejtën e saj i ndihmon aleateve tanë në botë ashtu si vendosmeria e luftës tonë qe i ka ndihmuar demokracise botërore me denu shtetin kriminal serb” tha Humolli.
Tutje Humolli tha se BE-ja po e sanksion Rusinë që ka sulmu Ukrainën ndërsa Kosovës i bën presion të pranojë mallra serbe.
“BE-ja po e sanksionon Rusinë qe ka sulmuar Ukrainën kurse Kosovës i bën presion të pranoj mallra serbe. Një shtet që ka bërë gjenocid kundër popullit shqiptar. Qeveria nuk e ka analizuar drejtë të drejtën e popullit tonë për të jetuar i lirë dhe interesat e shteteve të ndryshme të botës. Ka hy në veprime me qellim me be kompromise të reja në dëm të Kosovës.Vetë pranimi i BE-së si ndermjetes i cili nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, kurse Serbinë e njeh është bërë si gabim i parë. Me BE-në është dashtë vetëm me bisedu për me pranu Kosovën si shtet të pavarur që është kompromisi historik edhe pse lufta është bërë per krijimin e shtetit shqiptar ne Ballkan me qellim që të stabilizohet Ballkani duke jetuar të lirë shqiptaret”.