Keyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ishte në qytetin e Lipjanit, ku vizitoi degën e kësaj partie.
Afër Haradinajt u shfaq edhe një fytyrë e njohur, shkruan Demokracia.com
Ish-deputeti i LDK-së nga qyteti i Lipjanit, Ilir Tasholli ishte një nga shoqëruesit e Haradinajt në Lipjan.
Tasholli ishte pjesë e legjislaturës së parafundit, ku ishin qeveritë “Kurti 1” dhe “Hoti”.
Duket se Tasholli është aderimi më i ri i AAK-së.