Isa Mustafa: Kurti ka të drejtë në vetëm një rast

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke folur për tensionet e ndezura sërish mes Kosovës e Serbisë, ka thënë se Kurti ka të drejtë në vetëm një rast.

Mustafa ka thënë në ”Prime Time” se Kurti ka të drejtë që po e kërkon lirimin e policëve të Kosovës, sepse ata po mbahen peng pa kryer asnjë vepër penale.

‘’Po tani problem është që këta po i vejnë kushte njëri-tjetrit. Vuçiqi i vë kusht që të lirohen krejt serbët e arrestuar në Kosovë. Në anën tjetër Kurit, me të drejt kësaj radhe po kërkon që të lirohen tre policët sepse ata janë grabitur, kidnapuar në territor të Republikës së Kosovës. Ata po qëndrojnë si peng atje, pa e kryer asnjë veprim në Serbi e as kundër Serbisë.’’, deklaroi ai.

  • Tutje, ai tha se nuk sheh fare gatishmëri as të Vuçiqi e as të Kurti që të ulen ta zgjidhin problemin.