Analisti Valon Syla, ka reaguar përsëri për riemërimin e Arben vitisë në krye të Ministrisë së Shendetësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka ironizuar më kthimin e Arben Vitisë në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë. duke thënë se me të do të rikthehet edhe pandemia.
“Çfarë nafake kem si kosovarë, me Vitinë na kthehet edhe pandemia. Tani e ngojna ezanin bashkë në konferencë për shtyp, me na shnosh”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot Arben Vitinë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje nga ministria e Shëndetësisë pasi kishte kandiduar për kryetar të Prishtinës ku kishte humbur garën.