Sulmuesi shqiptar u transferua për 3.4 mln euro nga Bristol City duke firmosur për 3.5 vite.
“Jam i uritur për gola dhe asiste, por sidomos për të ndihmuar ekipin të ngjitemi në Premier League, objektivi kryesor”.
Anis Mehmeti luajti 136 ndeshje dhe shënoi 27 gola për Bristol City.
Ai gjithashtu ka veshur edhe fanelën e Wycombe duke realizuar 19 gola në 97 ndeshje.
