Intervistohet i dyshuari për kërcënimin e gazetarit Agim Ademi

Në qytetin e Shtimes dje është kërcënuar gazetari Agim Ademi.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka intervistuar e liruar pas procedurës, të dyshuarin për kërcënimin e gazetarit.

Po ashtu bëhet e ditur se është hapur rast për ‘kanosje’.

“Është intervistuar i dyshuari mashkull  kosovar  nën dyshimin se i njëjti  gjatë përurimit të një çerdheje ka kanosur viktimën mashkull  kosovar -gazetar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa viktima nuk është intervistuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi.net nga burimet e saj ka marrë vesh se ai që ka kërcënuar gazetarin Ademi është, Sali Bajrami, i cili vie po ashtu nga kjo Komunë. Bajrami mësohet se është i afërt me kryetarin e komunës, Qemajl Aliun.

Për këtë rast ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.