“Pacienti i është nënshtruar intervenimit kirurgjik i cili ka zgjatur nga mesnata deri në orët e mëngjesit”.
Kështu njoftoi Shaqir Uka, shef i Klinikës Intensive në QKUK, për rastin e pacientiti Jeton Berisha, 51 vjeçar i cili mbeti i plagosur mbrëmë bashkë me dy djemtë e tij, në Pejë
“Po njëri nga të plagosurit është në Klinikën Intensive duke u trajtuar. Plagët janë në regjionet e poshtme të barkut (abdomenit) që kanë përfshi lëndimet të enëve të mëdha të gjakut, dëmtime të kockës në këmbën e majtë të cilat kanë qenë shumë gjakderdhëse”…
Uka njofton se gjendja shëndetësore e “pacientit vazhdon të jetë shumë e rëndë”.
Për rastin që tronditi mbrëmë Pejën vazhdon të kërkohet nga Policia i dyshuari kryesor: Agron Gashi.