Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses Kursi “Trajno Trajnerët” për Instruktor të Zbulimit nga Ekipi Trajnues Britanik dhe dy Instruktor të FSK-së.

Komandanti i KDS-se Gjeneral Dreshaj gjatë ceremonisë falënderoj Komandantin e trupave të Regjimentit të Dragonjve të Lehtë (RDL) Nënkolonelin Jon Harris për mbështetjen, trajnimin dhe përgatitjen e Instruktorëve të Njësive të FSK-së.

Kursi për Zbulim është një nder kurset më sfiduesi në Ushtrinë Britanike, andaj pjesëtaret e FSK-së, treguan, qëndrueshmëri, fuqi fizike dhe psikike dhe pune ekipore për t’u Certifikuar Instruktor Zbulimi.

Rritja e Kapaciteteve dhe zhvillimi I aftësive profesionale nga partnerët po e bën FSK-ne te qëndrueshme dhe të gatshme ne përmbushje të misionit dhe detyrave.